Roboti 1.9 metra i gjate qe mund te shenoje me mire se nje basketbollist profesionist
Toyota ka zbuluar një robot me përmasa njerëzore me gjatesi 1.9 m i cili mund të shënojë më mirë se një basketbollist profesionist.
Sipas inxhinierëve Japonezë që ndodhen pas këtij projekti, roboti i quajtur Cue mund të shënojë afërsisht 100 përqind saktë në distanca të shkurtra. Ky robot ka mësuar të shënojë kosha duke përdorur inteligjencën artificiale, pasi fillimisht ishte praktikuar duke hedhur 200,000 kosha. Gjatë hedhjes së koshave në një ndeshje basketbolli, roboti shënoi më shumë kosha se lojtari më i mirë i ekipit Japonez i cili është pjesë e ligës profesionale.
Roboti Cue është 190 cm i gjatë, rreth 200 cm më i shkurtër se mesatarja e gjatësisë së lojtarëve të NBA. Ky robot është krijuar nga Toyota, një kompani inxhinierike e cila e nxori atë në fushë me uniformë basketbolli me emrin e kompanisë. Kur roboti Cue ka në dorë një top , ai përkulet dhe e hedh atë duke kryer të njëjtat lëvzje si një lojtar i vërtetë. Sipas krijuesve të tij, ky robot mund të shënojë nga një distancë prej 3.6 metrash.